Fjolla Morina, këngëtarja e njohur shqiptare është kthyer ditët e fundit në kryefjalën e mediave shqiptare dhe atyre të Kosovës pasi u kap me dy armë në makinë dhe u la në arrest shtëpie në Kukës.
Si fillim u aludua se ishte 2-muajshe shtatzënë, por më pas rezultoi se ky ishte një skenar i stisur t’i shpëtonte vendimit të gjykatës.
“Prive” ka publikuar disa foto nga banesa ku ajo po qëndron në arrest shtëpie në qytetin verior. Këngëtarja është kapur duke u ajrosur në dritare teksa shkruan në telefon. Ajo shoqërohet nga dy vajzat e saj, teksa arsyeja pse iu dha ajo masë sigurie ishte vajza e vogël Alyah.