LETONI – Në orën 20:45, sytë do të jenë drejt kryeqytetit të Letonisë, Riga, ku Kombëtarja shqiptare përballet me Letoninë në një ndeshje që do të vendos shumë për fatet e tyre në kualifikueset e Botërorit 2026.
Sylvinho dhe djemtë e tij hyjnë në fushë vetëm për fitore. Nuk ka plan B, sepse vetëm tri pikët do t’i mbajnë gjallë shpresat për të qenë pjesë e eventit më të madh të futbollit botëror.
Edhe kompanitë e basteve nuk kanë dyshime. Shqipëria është favoriti i madh. Koeficienti për fitoren tonë është 1.70, ndërsa një fitore e Letonisë duket shumë më larg, me koeficient 5.00. Nëse mbaron barazim, kompanitë e basteve e paguajnë me koeficient 3.70.
Pra, të gjithë janë në një mendje: Shqipëria është ajo që ka më shumë shanse për të triumfuar sonte në Riga.