LUSHNJE- Dalin pamjet nga grabitje e banesës së Agron Nezhës në Lushnje. Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë duke momenti kur grabitësi, me maskë në kokë, është ngjitur nga shkallët e banesës për t’u futur në katin e dytë. Kjo është hera e tretë që kjo banesë bie pre e grabitjeve…
Ngjarja është regjistruar rreth orës 20:12 të së shtunës në fshatin Kosovë e Vogël, ku fillimisht, hajduti ndalet në katin e parë për disa sekonda dhe më pas ngjitet në të dytin, aty ku ndodhet dhe dhoma e gjumit.
Sipas “TvKlan”, në brendësi të saj ndodhej e moshuara, Zeqine Nezha, e cila përpara oficerëve të Policisë ka rrëfyer se autori pasi ka hyrë në dhomë, nën kërcënimin e një thike ka hapur sirtarin e komosë dhe ka marrë 5 milionë lekë të vjetra dhe bizhuteri floriri.
Pasi ka marrë gjithë sendet me vlerë dhë paratë që ka gjetur, ai del jashtë dhe ecën me kokën ulur për të mos u kapur nga kamerat e sigurisë. Pas tij ikën dhe bashkëpunëtori, i cili ka bërë roje jashtë banesës me armë në dorë.