Ka dalur videoja ku shihen pamjet nga ngjarja e djeshme në Kuvendin e Kosovës ku pretendohej se ka pasur rrahje.
Në video shihet se pasi deputeti i VV-së, Gazmend Gjyshinca del nga salla e mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashme, Kujtim Shala dhe Arben Gashi- të dy nga LDK- i afrohen me shpejtësi dhe e rrethojnë.
Në videon e mëposhtme vërehet vetëm rrëmuja dhe është vështirë të definohet ndonjë sulm eventual fizik.