Dalin pamjet/ Si plasi grushti në qendrën e numërimit në Kashar, vëzhguesi i deputetit të PS goditi kryetarin e KZAZ!

0

Procesi i numërimit të votave në njësinë administrative Kashar është pezulluar përkohësisht pas një incidenti të rëndë të ndodhur në ambientet e Qendrës së Numërimit.

Një prej vëzhguesve të Ornaldo Rakipit ka goditur me grusht kryetarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).

Ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke sjellë tension dhe ndërprerje të menjëhershme të punës.