Dalin para gjykatës 4 supermashtruesit, çfarë deklaruan dy kamerunasit

0

Kanë dalë përpara Gjykatës së Tiranës, ku do të njihen me masën e sigurisë 4 personat e arrestuar nën akuzën e mashtrimin me shuma të mëdha parash, të cilët u vunë në pranga dy ditë më parë.

Prokuroria pritet që të kërkojë masën e arrestit me burg, për të katër të dyshuarit, dy shtetas nga Shqipëria dhe dy të tjerë nga Kameruni, ndërkohë që mashtrimi i tyre është bërë ndaj disa bizneseve që operojnë jashtë Shqipërie.

Këta persona kishin krijuar llogari fiktive biznesesh në Shqipëri, nga ky më pas ndërhynin përmes emailit në negociata me biznese të huaja, duke u shtirur si klient të tyre, dhe duke iu marrë para.

Për mashtrimin me vlerë që përllogaritet rreth 4 milionë euro, janë shpallur në kërkim dhe 4 persoma të tjerë, mes të cilëve tre të huaj, për të cilët policia ka kërkuar ndihmë nga Interpol, për të bërë të mundur arrestimin.

Mësohet se në Gjykatë, 31-vjeçarja nga Kameruni Marie Goufan, 31 vjeç, ka deklaruar se ndodhej në Tiranë pasi kishte njohje me djalin tjetër nga Kameruni Donad Anu dhe se kishte ardhur për të nisur një jetesë të re më të këtu në Tiranë. Ndërkohë nga ana tjetër, 34-vjeçari Anu ka thënë se ai ishte në Tiranë për turizëm, duke krijuar përplasje në deklaratat e tyre.

Shtetasit shqiptarë të arrestuar janë Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë dhe  Xhentil Kupe, 54 vjeç, banues në Tiranë. 40-vjeçari Danja, ka pretenduar se shtetasin nga Kameruni, ia kanë prezantuar si sopërmarrës dhe se ai ka bërë rolin e përkthyesit, dhe nuk ka qenë në dijeni të mashtrimit që është kryer.

Pasi ka marrë rreth 300 mijë lekë të vjetra për përkthimet, shqiptarit i ësht ofruar q ëtë bëjë dhe pjesën administrative, lidhur me biznese të ndryshme që kamerunasi kishte hapur në Shqipëri.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se shtetasit shqiptarë dhe të huaj kanë pasur takime të vazhdueshme mes tyre, ku duket se janë thurur dhe planet e mashtrimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here