Dan Hutra kërkoi të vriste vëllanë e Vladimir Kurtit, Etleva i doli rastësisht në banesë

0

TIRANË- Dan Hutra kërkoi të vriste të vëllain e Vladimir Kurtit, por nuk e gjeti në banesë ditën e masakrës së trefishtë më 1 Mars, kur ekzekutoi tre gra e plagosi tre të tjera. TVKLAN raporton se në dosjen hetimore, shkruhet se fillimisht 40-vjeçari ka kërkuar në banesë për vëllain e Vladimirit, por pasi nuk e ka gjetur, në oborrin e shtëpisë ka hasur rastësisht të motrën e tij, Etleva. 40-vjeçari, nuk ka patur dijeni për vendbanimin e vëllait të Vladimirit dhe ka shkuar në shtëpinë ku jetonte e ëma e të riut të dënuar me burgim të përjtshëm për vrasjen e Agim Buçit.

“Ka kontrolluar banesën që të gjente vëllain e Vladimirit dhe pasi nuk ka gjetur njeri në banesë, ka dalë në pjesën e pasme të oborrit ku ka venë re nënën e Vladimirit dhe rreth 5-6 metra i është shfaqur një vajzë rreth dy metër larg, të cilën e ka njohur si motrën e Vladimirit dhe e ka pyetur për konfirmim. Ajo ka tundur kokën duke aprovuar dhe në këto momente Dani ka qëlluar me automatik rreth 5-6 herë në drejtim të saj,”- thuhet në dosje.

Si ndodhi masakra më 1 mars?

Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje.

Arratia e Dan Hutrës mori fund pas 7 orëve kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu