Një kërkesë për lirim nga burgu Brians 2 në Katalonjë është paraqitur nga avokatët e Dani Alves.
Futbollisti 39-vjeçar ka mbushur tashmë tre muaj në burg, ku mbahej që prej 20 janarit, pasi dyshohet se ka përdhunuar një vajzë 23-vjeçare në një klub nate në Barcelonës. Madje, në dëshminë e tij të pestë dhe të fundit, të ndodhur pak ditë më parë, ai ka pranuar se ka pasur kontakte seksuale me viktimën e dyshuar, por ka theksuar se ka qenë me pëlqimin e saj.
Kujtohet se në katër të mëparshmet ai nuk kishte pranuar asgjë nga këto, pasi siç tha ai, nuk donte të prishte martesën e tij. Gjithashtu, më herët ishte bërë edhe kërkesa për lirim nga burgu, por gjyqtari u shpreh negativ në këtë mundësi, pasi vlerësoi se ka shumë gjasa që ai të largohet nga vendi.
Për këtë arsye, siç raportojnë mediat spanjolle dhe franceze, ka mendime që ai të dorëzojë pasaportat tek autoritetet, të cilat duhet t’ia lehtësojnë punën, pasi do ta ketë shumë të vështirë të largohet nga Spanja. Mirëpo avokatët i mohuan këto skenarë. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e tij.