Dani Alves pothuajse prej një viti është pas hekurave në një burg të Barcelonës i akuzuar për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në fundin e dhjetorit të shkuar.
Së fundmi, ish-bashkëshortja, modelja Joana Sanz tregon në rrjetet sociale se e ka vuajtur shumë këtë periudhë ndërsa thekson se ka tentuar edhe vetëvrasjen.
“Ai më la vetëm në momentin tim më të vështirë, më zhgënjeu në momentin kur më shumë ia kisha nevojën. Kam tentuar edhe vetëvrasjen sepse kishte momente ku nuk mundesha më”, u shpreh ajo.