DASH sanksionoi Aqif Rakipin, reagon i prekur djali i tij, deputeti i PS: Babai im është super i pastër, jap dorëheqjen nëse…

0

Menjëherë pas lajmit të publikuar në media ku bëhej me dije se ish deputeti i PS, Aqif Rakipi ishte sanksionuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka dhënë një deklaratë për mediat djali i tij Orlando Rakipi.

I gjendur në situatë të papritur Ornaldo Rakipi teksa po hynte në Kuvend si deputet i PS, ka deklaruar i prekur para mediave se ende nuk e dinte se për çfarë bëhej fjalë me anë të këtij lajmi. Ndërkohë mes të tjerave Rakipi tha se babai i tij ishte i pastër dhe shtoi se nëse vërtetoheshin akuzat ndaj tij, atëherë do jepte dorëheqjen nga mandati i deputetit.

Deputeti i PS, Orlando Rakipi: Jam pro amerikan dhe nuk e di se çfarë është ai vendim. Babai im është super i pastër, mund ta shihni nuk ka asnjë lloj rekordi kriminal apo çfarë flitet, nuk kemi lidhje tek ajo pjesë. Unë do jap dorëheqjen nëse vërtetohen këto akuza.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu