Deputeti i Partisë Demokratike nga foltorja e Kuvendit ka ngritur shqetësimin për infrastrukturën në qytetin e Peqinit. Sipas tij aty kalohet vetëm me traktor. Sula më tej u shpreh se ajo që vërteton më së miri problematikën e vendit tonë është largimi i të rinjve, pasi nuk kanë të ardhme këtu.
‘Në mes të qytetit të Peqinit vendosen tulla. Duhet të kalosh me traktor me rrota se ambulanca nuk kalon. Kjo është rruga. Shiko çfarë gjende ka. 5 vjet mos të rregullosh 30 metra rrugë është e rëndë. Nuk ka për tu përfunduar as në 2055. Janë marrë 75 mln dollarë. Sigurisht nuk ka përfunduar segmenti i punimeve. Ajo që vërteton më së miri problematikën që kemi si shoqëri është ikja e rinisë shqiptare. Regjimi i Enver Hoxhës na çoi nga 800 mijë ne 4 mln e 200 mijë. Të rinjtë dhe të reja këtu nuk kanë të ardhme, të gjithë po ikin në Gjermani për të marrë kontrata pune. Nëse qytetarët shqiptarë do të jetonin mirë këtu nuk do të iknin.’- u shpreh Sula.