DASH urdhëron stafin e ambasadës dhe amerikanët që jetojnë atje: Largohuni nga Kievi

0

Të nisë që të hënën evakuimi i shpejtë i personelit të Ambasadës së SHBA në Ukrainë”. Ky është urdhri që Departamenti Amerikan i Shtetit i ka dhënë familjarëve të stafit që punon në Kiev.

E njëjta thirrje pritet që të lëshohet edhe për shtetasit amerikanë që jetojnë e punojnë në Ukrainë, të cilët sipas DASH duhet të largohen nga vendi përmes fluturimeve komeraciale.

Sipas CNN, urdhri ka ardhur menjëherë pasi Sekretari i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov u takuan të premten në Gjenevë për bisedime në lidhje me krizën në Ukrainë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu