TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar lidhur me firmosjen dy herë të deputetes Oriola Pampuri në vendimin e Kryesisë për t’i kaluar vulën e partisë Indrit Sefës, duke ia hequr kështu Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi.
Në një reagim të bërë në Facebook, ai shprehet se një akt i tillë është për të ardhur keq.
“Sa e turpshme dhe për të ardhur keq të shohësh akte të tilla. ‘Lideri Evropian’ që tmerrohet nga Këshilli Kombëtar kërkon të privatizojë vulën e PD sikur të jetë prona e tijë e paluajtshme. E turpshme dhe qesharake kur shikon sesi për të dhënë përshtypje sikur ka shumicën, dokumenti firmoset me shume se njehere nga nje ligjvenes. Që këtu kuptohet se në “çfarë nivelesh jemi. Disponimi i vules eshte çeshtje e statutit, jo vullnet i individëve personalë. Sa për patericën, akuzat për Portin e Durrësit dhe të tjera s’kanë qenë për ne që kemi bërë dhe i shkonim pas edhe “opozitarizmit” të atij që nuk iku asnjë ditë por bën sikur po rikthehet me mision ushtarak,”- shkruan ai në rrjetet e tij sociale.
Lulzim Basha duket se ka vendosur që të heqë nga rruga e tij çdo pengesë për rizgjedhjen në krye të Partisë Demokratike. Ndaj, kur Gazment Bardhi paralajmëroi një mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD-së, Basha vendosi që t’i heqë Bardhin nga posti i sekretarit të Përgjithshëm, duke vendosur në vendin e tij, Indrit Sefën. Madje dhe dokumenti i firmosur dhe i vulosur u publikua kudo në media. Me propozim të 1/5 së anëtarëve, Kryesia ka vendosur që të ngarkohet sekretari për çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefa për prodhimin dhe administrimin e vulës së partisë. Lulzim Basha pritet të rizgjidhet kryetar i PD në 29 Korrik, sipas një procesi që ka ngritur shumë pikëpyetje dhe është kundërshtuar nga një pjesë e mirë e kryesisë dhe deputetëve të PD-së së vulës.