Dashuri apo urrejtje? Xumi nuk ‘heq dorë’ nga Egli: Edhe kur je me nerva…

0

Raporti mes Xumit dhe Eglit në shtëpinë e Big Brother duket ende i paqartë.

Dhuratat e bëra nga banori, duket se nuk i kanë pëlqyer shumë Eglit, e cila u shpreh se i dha sinjale që të hiqte dorë, gjë që duket ai nuk po e bën.

Xumi: Surpriza e tretë ishte për të treguar që e bëra nga unë.

Egli: Këtë duhet ta gjeje ti. S’kishe pse ta çoje çdo gjë te petalet. Ti e di që petalja e bën romantike gjënë.

Xumi: Atë formën e zemrës doja të tregoja çfarë kam unë.

Egli: Po, e bëre atë. E pe si u përdor atje dhe se në sa siklet më vendosën mua. U munduan të më vënë, se nuk më vë njeri në siklet…

Xumi: Pjesa e llokumeve nuk simbolizon asgjë.

Egli: Ti pse e bëre të tretën pra?

Xumi: Unë të tretën e bëra për të treguar…

Egli: Ma tregove mjaftueshëm dhe unë madje të dhashë një sinjal kur të erdha me pjatën dhe të kam thënë “e ke tepruar, ma ke bërë për borxh”. Një mashkull i pjekur e kupton këtë gjë. Këtu s’jemi vetëm. Jemi edhe 17 të tjerë.

Xumi: Në moment që ndodhi ajo atje jashtë, unë ika dhe të pash që po debatoje fortë me ato, kam thënë “t’ia haj zemrën, edhe kur është me nerva sa e bukur është”. Nuk të ka nënvlerësuar Xumi kurrë.

Egli: Unë nuk e di se çfarë thua ti kur unë nuk jam aty. Unë di ato që ti ke thënë kur unë kam qenë aty.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu