BRAZIL- Një burrë në Brazil u martua me nëntë gra. Mediat e huaja shkruajnë se modeli brazilian e quajti atë “dashuri e lirë”.
Martesa e modelit Arthur O Urso ishte një protestë kundër monogamisë. Arthur ishte tashmë i martuar me me blogeren Luana Kazaki, por ata donin ta zyrtarizonin martesën e tyre me një martesë kolektive.
Urso dhe Kazaki kaluan muajin e mjaltit të martesës së tyre të parë në Cap D’Agde, i njohur gjithashtu si Qyteti i zhveshur, një qytet i pavarur në Francë, ku lakuriqësia është e ligjshme dhe e inkurajuar.