Dasma e fundjavës/ Klea Huta ndan fotot e para të martesës me Elgit Dodën, mesazhi special për djalin e saj

0

Dasma e Elgit Dodës dhe Klea Hutës rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve ditën e djeshme. Në  një ceremoni në Jug të vendit, para djalit të tyre Krid, familjarëve dhe miqve, çifti i thanë “PO” njëri-tjetrit.

Historia e tyre e dashurisë nisi rreth shtatë vjet më parë, kur bashkëpunuan për këngën “Amla”, ndërsa tashmë janë prindër të një djali të quajtur Krid, i cili një ditë më parë mbushi 3 vjeç.

Pas kurorëzimit të dashurisë, Klea ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale për të gjithë. Teksa ndan disa nga momentet e dasmës në Instagram, ajo falënderon ata që e përkrahen e sidomos Krid dhe Elgitin.

“E lumtur dhe e plotesuar! Faleminderit cdokujt qe sot ndan kete moment me ne, e lumtur t’ju kem. Faleminderit Zotit per cdo bekim, jam mirenjohese! Elgit Doda Faleminderit ty per gjithcka.. Te dua! Gezuar ditelindjen jeta ime @kriddoda, mami dhe babi do perpiqen gjithe jeten te te dhurojne vetem kujtime te lumtura“, shkruan Klea bashkangjitur me portretin familjar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu