De Gea bestyt: “Zero tituj, zero trofe? Mendoj se Mancheser United e kanë mallkuar”…

0

Portieri i Manchester United, spanjolli David De Gea ka folur për ecurinë e skuadrës në vitet e fundit dhe mungesën e trofeve të fituara.

“Djajtë e Kuq” kanë fituar Europa League dhe FA Cup, për herë të fundit me trajnerin José Mourinhon në krye të pankinës në vitin 2017.

“Mendoj se dikush na ka mallkuar, apo diçka tjetër. E vërteta është se nuk e di se çfarë po ndodh, vërtet nuk e di. Njerëzit më pyesin gjatë gjithë kohës. Dhe ne flasim për këtë me shokët e skuadrës.

Por nuk jemi në gjendje t’i themi vetes se çfarë po ndodh. Duhet të kishim luftuar për më shumë trofe, për tituj më të rëndësishëm. Por nuk e di pse kjo skuadër nuk po funksionon siç duhet”,- ka thënë De Gea për spanjollen “El Pais”.