De Gea sfidon të kaluarën: “Kam lindur në Madrid, por Manchesteri është shtëpia ime”…

0

David de Gea sfidon të kaluarën e tij. Portieri i Mançester United, së bashku me shokët e tij, të mërkurën, në orën 21:00, do të përballet për 1/8 e Champions League, në “Wanda Metropolitano” me Atletico Madridin, skuadrën që e lancoi në futbollin elitar.

I intervistuar nga faqja e internetit e UEFA-s, spanjolli flet për ndeshjen kundër skuadrës së Simeones: “Më vjen mirë që kam lindur në Madrid, por në fund është thjesht një qytet. Unë tani ndihem sikur jam nga Mançesteri.

Shtëpia juaj është aty ku ju ndiheni shumë të pëlqyer dhe unë kam qenë këtu për shumë vite. Sigurisht, gjithçka mund të ndodhë në jetë dhe në futboll, por sinqerisht nuk e shoh veten larg Manchester United.

Do të kthehem te klubi që më dha mundësinë të jem ky që jam sot, por kjo është vetëm një ndeshje tjetër. Të gjithë duan të luajnë mirë, ne duam të fitojmë dhe kjo është një sfidë e Champions League. Natyrisht, i uroj Atleticos më të mirën, por nuk e di nëse kundër nesh si kundërshtar, kjo është një ogur i mirë apo i keq. Të gjithë do të shkojnë atje për të fituar, veçanërisht unë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu