De Rossi rikthehet në ekipin kombëtar: Italia kërkon magjinë e “Wembley”…

0

“Të bashkohemi në grup, jemi gati të vdesim”,– thirri Italia në “Wembley”. Futbollistët që do të dalin në fushë janë të rëndësishëm, por ndonjëherë është edhe më shumë shpirti i ekipit, alkimia, magjia që krijohet mes tyre. “Azzurrët” Mancinit e kanë marrë një mësim, teksa fituan Kampionatin Europian vitin e shkuar.
Dhe për të rikrijuar atë magji, Federata dhe trajneri vendosën të rikompozojnë të njëjtin staf teknik, që shoqëroi “azzurrët” në shërbim të Mancinit. Njëri prej tyre, Daniele De Rossi, i fundit që iu bashkua grupit, u vetëpërjashtua në gusht për t’u regjistruar në kursin UEFA Pro, i domosdoshëm për të qenë “trajneri i parë” në Serie A.

Shumë serioze atëherë nga Daniele për t’u tërhequr. Mirëpo, trajneri i kombëtares dhe Federata të mendojë ta pyesin nëse do të dëshironte të rikthehej dhe të ofronte përvojën e tij në kombëtaren e Italisë. De Rossi nuk hezitoi të japë pëlqimin e tij të menjëhershëm.

Daniele do të marrë pjesë në fazën tjetër përgatitore të Italisë, duke nisur nga e mërkura. Kërkimi i magjisë dhe buzëqeshjeve kalon edhe përmes tij. Jo rastësisht De Rossi përmblodhi në mënyrë perfekte, me një fjali nën foton e kombëtares në festë, sekretin e suksesit: “Nuk qeshëm të gjithë se fituam. Por fituam sepse të gjithë qeshëm”.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu