Një debat i fortë është zhvilluar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” mes deputetes Ermonela Felaj dhe gazetares Fatjona Mejdini.
Teksa Mejdini po fliste për inceneratorin e Fierit, deputetja e ka ndërprerë disa herë dhe nuk e ka lënë të vazhdojë, ndaj gazetarja i është kthyer duke i thënë të pushojë, pasi e kupton që ëhstë në hall shumë të madh.
Në debat është përfshirë edhe Plarent Ndreca, i cili i ka dalë në krah Felajt dhe e ka quajtur gazetaren qesharake, por Mejdini i është përgjigjur menjëherë, duke u shprehur se Ndreca ka frikë pasi SPAK ka nisur hetimet.
Pjesë nga debati:
Mejdini: Në 4 prill kryeministri Rama tha që filloi puna. Në korrik fusha e Mbrostarit…
Felaj: Fushën e ke në Fier dhe thua fusha në Mbrostar. Është e tmerrshme, nuk e ke idenë fare
Mejdini: Zonjë, të lutem qetësohu
Felaj: Të dëgjosh pohime të këtij niveli është e tmerrshme
Mejdini: Moj, po…moj zonjë, qetësohu
Felaj: Ti nuk e kupton ku bie
Mejdini: E kuptoj që qenke në hall shumë të madh. Po të lutem pusho
Felaj: Nuk është e Mbrostarit, është e Fierit
Mejdini: 28 milionë euro janë dhënë për të prodhuar energji
Fatjona Mejdini: E dini ju urën e Mbrostarit në Fier? Po mua më vjen keq se ju jeni përfaqësuese e shtetit, unë jam gazetare. Nuk mund të vini me këtë nivel të ulët të përgatitjes.
Plarent Ndreca: Vetëm për atë që tha, për të treguar se sa qesharake është gazetarja.
Blendi Fevziu: Ç’domethënë është qesharake?
Plarent Ndreca: Po nuk di vendin.
Mejdini: Ju jeni një njeri që keni halle se ka nisur SPAK-u hetimet, këtë hall keni ju.
Plarent Ndreca: Çfarë halli kemi ne?
Mejdini: Ju këtë hall keni. Se po mbroni njerëz të korruptuar. Ja këtë hall keni ju.
Plarent Ndreca: Goce, ki kujdes kur flet se me kë po flet. Me kë po flet? Ta provoj tani se je qesharake.
Mejdini: Qesharake s’jam unë fare. Qesharak jeni ju që mundoheni të mbyllni….
Plarent Ndreca: Edhe ku kujdes kur flet se e ke kaluar…
Mejdini: Jo jo ti e ke kaluar, bashkë me zonjën, i keni kaluar të dy.





