Banorët e Big Brother Vip kanë debatuar ashpër në spektaklin e sotëm. Kjo për shkak të punëve të shtëpisë, të cilët nuk janë bërë nga ana e banorëve.
Kjo temë diskutimi ka ndarë djemtë dhe vajzat në dy grupe, pasi të dyja grupet kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit se kush i ka bërë më shumë punët e shtëpisë dhe se kush nuk i ka bërë. Ndërkohë që përveç këtyre, debate të shumta ka pasur edhe mes Ilir Shaqirit si dhe Donald Veshajt.
Të dy ata kanë hedhur akuza kundër njeri-tjetrit se kush nuk përkujdeset më shumë për veten e tyre, ndërsa, Iliri nuk ka nguruar që t’i drejtohet Donaldit me fjalët: Ti nuk e lanë as nevojën tënde.