Debati në Kuvend/ Spiropali: Shko në protestë shko. Tabaku: Çfarë bëj unë e di vetë

0

TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali dhe deputetja Jorida Tabaku u përfshinë në debat gjatë seancës së Kuvendit të sotëm për shkak të protestës së sotme. Tabaku i kërkoi ndjesë ambasadorit të Bosnjes për debatin që u zhvillua në Kuvend ndërsa ndërhyri ministrja. Me ironi, Spiropali i kërkoi që të shkonte në protestë ndërsa nuk mungoi dhe përgjigjia e Tabakut. Kjo e fundit i tha se e dinte vetë se çfarë do të bënte e se gjuha që ajo përdori ishte e papranueshme.

Jorida Tabaku: I kërkoj ndjesë ambasadorit të Bosnjes. Kam shumë gjëra për të thënë por të dëgjosh një llogore fjalës është shumë e tepërt. I kërkoj falje ambasadorit në emër të grupit parlamentar të PD-së.

Elisa Spiropali: Shko në protestë shko.

Jorida Tabaku: Cfarë bëj unë shkoj apo nuk shkoj e di vetë Elisë, por gjuha jote është shumë e papranueshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu