Dëbora bllokon 10 fshatra në Gollobordë, banorët revoltohen: Zhbllokoni rrugët

0

Moti i keq në Shqipëri ka bërë që reshjet e dendura të borës të bllokojnë qarkullimin në disa akse rrugore në vend.

Kjo ka ndodhur edhe në zonën e Gollobordës, në Dibër ku 10 fshatra janë izoluar pasi dëbora e cila ka shkuar mbi 1 metër dhe era e fortë kanë bllokuar gjithçka. Që prej ditës së premte në këtë zonë nuk ka qarkulluar asnjë lloj automjeti.

Gjithashtu i bllokuar është dhe aksi rrugor nacional Librazhd-Bulqizë si dhe ai Sterblev-Klenjë-Shupenz, ku trashësia e dëborës arrin deri në 50 centimetra. Banorët të bllokuar kanë kërkuar zhbllokimin e rrugëve sepse moti i keq i ka “ngujuar” në fshat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu