Pas dëgjesës së dytë të Komisionit Hetimor për aferën e inceneratorëve, PD ka publikuar të renditura 6 gjërat që janë zbuluar sot nga hetimet.
Në tabelën e postuar në faqen zyrtare thuhet se shteti ndërtoi një skenë korruptive që u kushtoi qyteteravë shqiptarë 430 milionë euro.
Në postim shkruhet po ashtu se inceneratori i Elbasanit ka marrë garanci nga buxheti shtetit për rroga deri në 4 mijë euro, janë blerë makina luksoze dhe janë shantazhuar firma ndërtimi nga Bashkia e Tiranës.
Postimi në faqen zyrtare të PD-së
Dëgjesat e ditës së dytë të Komisionit Hetimor për aferën e inceneratorëve dëshmuan se si qeveria ndërtoi një skenë korruptive kriminale, që u kushton qytetarëve 430 milionë euro..
Ja çfarë u vërtetua në seancën e dytë: ⬇️
Çdo punë e inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës është bërë nga kompani nënkontraktuese të krijuara nga pronaret e tyre, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallias duke përfituar miliona euro.
Të ardhurat pas sekuestrimit të kompanisë “Albtek -Enrgjy” ishin më pak se 5000 euro. Stela Gugallja ka zbrazur llogaritë bankare para arratisjes.
Ndërkohë që merrte pagesa nga taksat e qytetarëve, inceneratori i Elbasanit ka marrë garanci sovrane nga buxheti i shtetit për të paguar rroga deri në 4 mijë euro.
Koncesionit për inceneratorin e Elbasanit, iu shtua një tjetër koncesion pa procedurë nga qeveria, që i dha pa garë shitjen e energjisë për 25 vite.
Me paratë e qytetarëve, inceneratori i Tiranës ka blerë ‘Range Rover’ për 95 mijë euro dhe ‘Mercedes’ për 60 mijë euro
Bashkia e Tiranës shantazhon firmat e ndertimit që të depozitojnë mbetjet në inceneratorin, që nuk është ndërtuar ende, me kosto shtesë prej 40 milionë euro.






