‘Dëgjuam një zhurmë të madhe’/ Apartamenti në Korçë përfshihet nga flakët, dyshohet bombula e gazit

0

Sipas banorëve, para se të niste zjarri në apartament është dëgjuar një zhurmë e fortë.

Një apartament në ‘lagjen 18’ në Korçë është përfshirë nga flakët. Sipas banorëve, para se të niste zjarri në apartament është dëgjuar një zhurmë e fortë.

Kështu që dyshohet se mund të ketë shpërthyer ndonjë bombul gazi. Po ashtu, sipas Policisë ka dëme të shumta materiale në banesë, por fatmirësisht pa të lënduar.

Ndërkohë që mjetet zjarrfikëse ende po punojnë për të shuar flakët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu