Nju Jork Post ka publikuar një video pak momente pasi aktori shqiptar me banim në SHBA, Florind Belliu është vetëhedhur së bashku me bashkëshorten, 28-vjeçaren Ornela Belliu nga kati i gjashtë i një ndërtese. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, kamerat kanë fiksuar pallatin e çiftit shqiptar që u hodhën nga kati i gjashtë.
Siç duket nga pamjet e mëposhtme, një moment shfaqet një grua që qan e ulur mbi gjunjë në rrugë, me siguri mund të jetë e ëma e Belliut që jetonte me çiftin. Hetuesit dyshojnë se vdekja e tyre nuk ishte pjesë e një pakti vetëvrasës, por një përleshje që përfundoi në tragjedi. Belliu dhe familja e tij ishin larguar para 6 viteve nga Shqipëria. Çifti la pas 2 djem 6 dhe 4 vjeç. Rasti është nën hetim nga policia amerikane. Ajo që e bën më të tmerrshme ngjarjen, është fakti që gruaja e tij ishte shtatzënë me fëmijën e tretë.