Degradon situata mes ish-banorëvë të “ Big Brother Vip”, ndërhyn Gishtaj për t’i qetësuar

0

Emisioni “ Fun Club” i së martës ka qenë shumë i zjarrte. Duke qene se për herë të parë ishin ftuar të gjithë ish-banorët, nuk kanë munguar diskutimet ku duhet theksuar qe nuk kanë pasur aspak tone të lehta.

Të gjithë ish-banorët në studio folën për rrugëtimin e tyre dhe për katër finalistët. Ndonëse nuk pritej, ishin një emision plot tensione e debate, pasi duket se edhe pse rrugëtimi i tyre ka mbaruar ish-banorët janë përfshirë nga ethet e garës për miqtë e tyre që po garojnë për çmimin e madh.

Elgit Doda ishte një nga të ftuarit, i cili foli për mikun e tij, Donaldin. Mirëpo,  Arjola Demri nuk ka nguruar ta ngacmoj duke hedhur akuza te forta ne drejtim te Donaldit. Ajo e akuzoi si strateg, duke u shprehur se ai bën cdo gjë për lojë. Mirëpo, duket se debati ka qenë edhe më i ashpër se kaq dhe pamjet nuk janë transmetuar. Në të janë përfshirë edhe Xheisara Frisku dhe Ardit Çuni. Ky i fundit ka publikuar në Instagramin e tij një video të shkurtër të debatit të pa transmetuar.

Një nga debatet më të forta që nuk u transmetua sot.”-ka shkruar ai krah videos, teksa është dashur ndërhyrja e regjisorit Eduart Grishaj për të qetësuar situatën.

Pjesë nga debati:

Arditi: Realisht Donaldi ka qenë një ndër ato personazhe që është goditur nodshta edhe nga zgjedhjet e vte por që të shohim pak edhe anën tjetër të medaljes. Është Donaldi që ka qenë me më shumë surpria në atë shtëpi, që do të thotë nqs do të kishte ditur t’i përdorte… një indikacion, një mesazh, ardhja e Elgitit, Mozzik-ut… Por unë mendoj që Donaldi nuk i ka marrë mesazhet siç duhet dhe deri diku mund t’i ketë ndikuar edhe fakti që ka marrë shumë surpriza.

Arjola: Ai djalë e do shumë suksesin, e do jashtëzakonisht shumë.

Elgiti: Ai djalë e meriton.

Arjola: Për të merituar e meritojmë nga i pari tek i fundit.

Elgiti: Po flasim për atë djalin jo për njerëz të tjerë.

Arjola: Ne për të suksesshëm kemi shkuar aty jo për të dalë… (Donaldi) është shtydhur më shumë se sa duhet sepse ka bërë gjëra në këtë program… Të gjithë e kanë dashur suksesin, por protagonizmin e ka marrë dashje padashje, me meritë pa meritë.

Elgiti: Me meritë do thoja.

Arjola: Pa meritë! Shumë raste pa meritë.

Elgiti: Mirë ëshë mendimi jot.

Arjola: Sepse rrugës strategjia e Donaldit…

Elgiti: Donaldi s’ka pasur strategji.

Arjola: Donaldi ka pasur shumë strategji. Po flas për këto muaj. Donaldi ka pasur shumë strategji dhe miqtë i ka përdorur që të gjithë pë suksesin dhe famën e vet. Është i etur për sukses.

Dojna: Na fol me fakte konkrete.

Arjola: Ka mbrojtur Semin me fanatizëm me heroizëm… Unë ia kam shkruajtur shumë herë dhe i kam thënë “ti në këtë program ke dashur të bëhesh hero”. Ka përdorur gjithçka duke filluar që me Borën, me Triksën, me Sarën me Semin me të gjitha edhe me Egzonën.