Deklarata e Çuçit për “kandilin”, distancohet Nano, Xhaferraj: “Më pëlqeve”

0

Pjesë nga biseda

Ferdinand Xhaferraj: Si e komentoni deklaratët e ministrit për paraardhësin tuaj që do t’i “mbarojë kandili” dhe do ta merrni vesh kur ndodhë kjo gjë?

Gledis Nano: Në lidhje me deklaratën e ministrit Çuçi, nuk mund të komentoj asnjë deklaratë ministri.

Ferdinand Xhaferraj: Më pëlqeu zgjedhja për tu përgjigjur i fundit dhe për tu distancuar nga deklarata e ministrit. Upërgjigjët duke mos u përgjigjur dhe kjo gjë më përlqen. Ju, duke mos e komentuar rastin e kandilit, e komentuat dhe unë ju falenderoj. Keni gjetur polici të shthurur pasi keni kërkuar testimin e tyre për drogën. Krimi ka ndëshkuar me arrogancë dhe policia ka transferuar. Pse? Sepse politika ka udhëhequr. Përgjigjia është tek vaji i kandilit. Pse ka humbur besimi tek policia? Sepse policia bashkëpunon me krimin e organizuar. Kaq e rëndë është situata saqë ti e ke parë të arsyeshme që të nisë testi i drogës dhe e nisët. Ju falenderoj sepse keni vendosmëri. Dedoncojeni publikisht politikën, le të ju shkarkojnë, u shërbeni qytetarëve. Erdhët dhe kërkuar pagesën e orëve shtesë të efektivëve dhe kjo gjë tregon korrektësi. Një polic që shteti e mban jashtë orarit dhe nuk e paguan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu