Deklarata e Escobar/ Berisha përgjigjet “ashpër” dhe shkon shumë larg, ftesa e veçantë për shqiptaro-amerikanët: Mos votoni asnjë!

0

Kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi deklaratat e përfaqësuesit special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, i cili gjatë intervistës te “Zëri i Amerikës” u kërkoi votuesve të PD-së të kenë parasysh figurën politike që ato zgjedhin.

Berisha iu drejtua kongresit amerikan të ndërmarrë një hetim të plotë, të gjithanshëm për këtë çështje, ndërsa ftoi të gjithë shqiptaro-amerikanët, ku u kërkoi që në zgjedhjet e nëntorit të mos japin asnjë votë për kandidatë e mbështetur nga George Soros.

Berisha: Së pari, nuk kam thënë kurrë që nuk është institucional vendimi. Jam i vetëdijshëm se çfarë është sekretari i shtetit. Zoti Escobar në rast se ka provë një fakt të vetëm, një dokument të vetëm ta sjellë pranë autoriteteve të drejtësisë shqiptare se ai në dhjetor të 2021 në këtë studio premtoi se do sillte. Së treti ai i bën thirrje autoriteteve shqiptare, institucioneve të Ramës të ndërmarrin sulm ndaj Berishës. Kjo nuk më shqetëson, por u bëj thirrje kongresit të SHBA-ve të ndërmarrë një hetim të plotë, të gjithanshëm për këtë çështjes, për të bërë transparencë se si është dhunuar ligji i kongresit amerikan në këtë çështjes.

Ata që mbështesin Sali Berishën janë të gjithë proamerikanë, por kanë një dallim që nuk delegojnë ndërgjegjen e tyre. Nuk pranojnë gënjeshtrën për të vërtetë. janë njerëzit më të civilizuar sepse që këtu është George Soros brenda nuk e mohon më askush. Por nuk ka njeri të qytetëruar që pranon dogmën fakte kemi po s’i themi. Askërkush. Fakte çfarë të kenë le t’i sjellin.

Ajo përbën një ndërhyrje flagrante në punë të brendshme të një partie dhe është e palejueshme. Ftoj të gjithë shqiptaro-amerikanët që në zgjedhjet e nëntorit të mos japin asnjë votë për kandidatë e mbështetur nga George Soros. Pasi Soros është një armik absolutisht i egër i demokracisë, është ideologu i kësaj rënie dramatike, i mbrojtjes së korrupsionit të Ramës. I shkatërrimit në reformë të sistemit të drejtësisë. E akuzon tjetrin për korrupsion pa paraqitur asnjë fakt, kur aferat korruptive kanë marrë dhënë. Është mbrojtje ndaj qeverisë. Ndaj u bëj thirrje shqiptaro-amerikanëve që duan që vendi i tyre të votojnë të lirë…”, deklaroi Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu