Deklarata e fortë e Berishës: Hetimi në Vjenë u organizua nga qeveria për Tom Doshin

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën me gazetarët këtë të premte, një ditë para protestës kombëtare të thirrur më 11 shkurt, ka bërë publike të dhëna që sipas tij lidhen me një hetim që është kryer në Vjenë me ndihmën e ish zyrtarit të FBI, McGonigal, për Tom Doshin. Sipas Berishës, Rama ka urdhëruar që në Vjenë të shkojë ish ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

“Hetimi në Vjenë nuk u organizua nga Toma, por nga qeveria për Tomën, me qëllimin që njeriu që kishte zgjedhur President, ta akuzonte për vrasës. E keni parasysh çfarë i thoshte Durim Bami-Tomës, që më ka thirrur Ilir Meta më ka bërë këto. Dhe në këtë aspekt Rama ka kryer një krim të shëmtuar. Ministrja nuk ka dashur të shkojë, i ka thënë të dërgojmë prokurorë. Por Rama ka dërguar ministren”,- tha Berisha.

Sali Berisha: Ky mashtrues amoral, ordiner që u tha shqiptarëve se sa e kam pritur një herë në zyrë dhe më dërgoi një sms dhe ishte dhe një shoqërues me të (McGonigal), ky ka urdhëruar ministrat, së pari e ka angazhuar këtë për Tom Doshin dhe Vangjush Dakon.
Ka angazhuar ministrat e tij dhe bashkë me Tom Doshin, Toma ka qenë në Vjenë, ai kundër dëshirës së saj ka nisur Etilda Gjonin, ministre të Drejtësisë, në një aktivitet në shkelje të ligjeve të vendit, por dhe të ligjeve të SHBA. Etilda Gjoni nuk është as hetuese, as prokurore as gjykatëse. Ajo nuk kishte asnjë motiv që të nisej sepse Toma paguante 5 milionë euro për hetim, për të hetuar atentatin që gjoja i kishin organizuar. Hetimi në Vjenë nuk u organizua nga Toma, por nga qeveria për Tomën, me qëllimin që njeriu që kishte zgjedhur President, ta akuzonte për vrasës. E keni parasysh cfarë i thoshte Durim Bami-Tomës, që më ka thirrur Ilir Meta më ka bërë këto. Dhe në këtë aspekt Rama ka kryer një krim të shëmtuar. Ministrja nuk ka dashur të shkojë, i ka thënë të dërgojmë prokurorë. Por Rama ka dërguar ministren. A ka marrë pjesë në proces, kjo është histori e turpshme, ky është shteti i banditëve. Rama ka urdhëruar shpalljen e McGonigal qytetar nderi në Tropojë për t’i shpërblyer angazhimin që ai ka bërë kundër meje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu