Deklarata e tmerrshme e Amosit për Luizin: ‘Do ta çoja në mal, do ta zhvishja, ta filmoja dhe…’

0

Ky edicion i “Big Brother VIP” po tejkalon çdo kufi etik, çdo kufi edukate dhe humanizmi.

Përveç gjuhës së përdorur tepër bullizuese, produksioni tentoi të fshehë edhe dhunën në ekran! E kemi fjalën për shpullën që Kejvina i dha Luizit gjatë mbrëmjes së Prime-it.

Produksioni mund të tentojë ta fshehë, por nuk e fshehin dot vetë bisedat e banorëve që po qarkullojnë me video kudo në rrjet.

Një skenë tjetër “horror” u përshkrua nga Amos Zaharia, që i tregonte banorëve të “BB” si do ta dënonte ai Luizin, nëse do të kishte mundësi.

Kristi: Çfarë do t’i bëje? Do ta vrisje?

Amos: Jo, nuk do ta vrisja. E di unë se çfarë do t’i bëja, atë që meriton. Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroja, do t’i thoja kërko falje. Pastaj shikoje ti, i jep më gojës…

Promovimi i dhunës në ekran është një prej ngjarjeve më shqetësuese, ndaj shpresojmë që kësaj here produksioni të marrë vërtetë masa të rrepta ndaj banorëve!

Që prej të martës së kaluar, situatat më të pahijshme për një show televiziv janë krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ku Luizi është kthyer në personazhin kryesor të sulmeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu