Deklarata shokuese e banorit të BBV/ Ruhuni! Unë kur kam rrahur gruan time e di si më dukeni ju?

0

Një deklaratë që ka shokuar një publik të gjerë është bërë së fundmi nga një prej banorëve të shtëpisë më të famshme të ‘BBV3’. Bëhet fjalë për Klodian Duro, i cili teksa ishte duke darkuar me banorët e tjerë është drejtuar me një ton dhe fjalor tepër të ashpër ndaj Rikes.

Klodian Duro, përpara se të hynte brenda shtëpisë së ‘BBV3’ ka qenë i denoncuar. Kjo për arsye se përndiqte ish-bashkëshorten e tij. Fatkeqsisht ai i shpëtoi burgosjes, por mbrëmjen e së shtunës ai bëri deklarata shumë të mëdha të cilat me shumë siguri do t’i paguajë shtrenjtë:

Klodian Duro: Ruhuni nga mua se unë kur kam rrahur gruan time, e di si më dukeni ju apo jo? Ruhuni!- është shprehur ai, teksa në mënyrë të menjëhershme hyn Meritoni i cili siç duket do të ‘mbulojë’ fajet e Klodianit.

Meritoni: Shsh, larg qoftë! Unë e di që s’je ti ai!
Klodian Duro: E kupton? E kam rrahur ngaqë më mbante gocën time dhe e rraha, e kupton?

Meritoni: S’je ti ai!

Klodian Duro: Ruaju po t’them se mos do më thush nuk të kam thënë! Po i futa dhe nja dy gota raki, s’e kam kohë që se kam provuar.

Meritoni: Shsh. Ndërroje atë muhabet. As në hajgare mos ta dëgjoj me atë muhabet, se të vlerësoj shumë!

Rikujtojmë se natën e hyrjes së Klodit në format, moderatori Ledion Liço e preku situatën e mëparshme të Klodit dhe para se të hynte brenda në shtëpi ai i tha: ‘Shpresoj t’ja rrëfesh publikut të vërtetat.’
Big Brother ka vendosur që banori Klodian Duro të përjashtohet menjëherë nga shtëpia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu