Deklaratat e kryesisë së PD në Korçë, reagon Spaho: Disponoj fotot nga takimet që ‘mitrolozi pa fishekë’

0

Deputeti i PD-së Edmond Spaho ka reaguar pas deklaratës së kryesisë së PD në Korçë duke thënë se i qëndron akuzave të tij të para lidhur me takimet dhe se disponon dhe foto që provojnë se 10 pjesmarrësit ishin të afërm të kreut të PD-së.

Spaho e quan ‘mitrolozi pa fishekë’Salianjin duke i bërë thirrje që të publikojë emrat e pjesmarrësve në takim e të mos hedhë poshtë të vërtetën.

Kujtojmë se në reagimin zyrtar të degës së PD në Korçë thuhej se mbledhja ishte bërë për të folur mbi situatën aktuale politike brenda partisë dhe shtoi faktin se personat e pranishëm ishin të gjithë anëtarë të PD dhe se ishte një fatkeqësi fakti që Spaho nuk njihte identitetet e atyre që sihin angazhuar gjatë zgjedhjeve.

Postimi i plotë:
SPAHO: Kryesia e Deges se PD Korce reagoi ndaj statusit tim te djeshem me nje fleterrufe te shkruar nga mitrolozi, ku perpiqen te “hedhin” poshte te verteten qe ju kam thene qe ata jane me keq se pakice.

Une disponoj fotot nga te dy takimet qe mitrolozi pa fisheke u perpoq te zhvillonte.
I bej thirrje mitrolozit te beje publike emrat e pjesmarresve ne mbledhjet e Kryesive ne Korce e Maliq meqenese paskan mbajtur edhe protokoll.
Ne se nuk i kane emrat jua jap une.
Edhe nje here mirupafshim ne 11 Dhjetor ne Kuvendin e te ardhmes se PDSH, ku do shihni zjarrin e vertete te strukturave te PD te Qarkut Korce.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu