Deklaratat e Ramës, Berisha batuta me Kujtim Gjuzin: Është fiksuar me mustaqet tua tani, jepja se çmendet pas tyre

0

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike gjatë fjalës së tij në prezantimin e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ka bërë batuta me deputetin Kujtim Gjuzi, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama. Berisha iu drejtua Gjuzit duke i thënë t’i japë mustaqet, sepse sipas tij së fundmi është fiksuar me to në daljet dhe fjalimet e tij.

“Çfarë paraqet pala tjetër? Paraqet hardhucë, zhapikë, bretkosa, zhaba dhe tani së fundmi i ka ngelur në gojë Kujtimi, jepja ato mustaqe se çmendet pas tyre. Kujtim, se unë e ti e njohim atë nga ana psikologjike, ia di ti arsyen pse e ka atë ai. Por kjo nuk është punë e kësaj mbledhje.”, tha Berisha, i cili shkaktoi të qeshura në sallë.

Në takimin e fundit me gratë dhe vajzat socialiste në ditën e 8 marsit Rama, tha se e vetmja gjë madhështore e koalicionit opozitar ishin mustaqet e Kujtim Gjuzit.

“Kanë grumbulluar të gjitha rraqet mashkullore të Shqipërisë dhe në emër të një madhështie që Zoti e di ku është se gjëja më madhështore që shoh në atë anë janë mustaqet e kujtim Gjuzit, shikoni mustaqet e tij dhe aty keni kartëvizitën e madhështisë së asaj bauleje me rraqe”, tha Rama.