Deklaratat e Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore, presidenti i Këshillit Evropian: Siguria globale nën kërcënim

0

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ndodhet në Japoni ku do të vizitojë qytetin e Hiroshimës mëngjesin e sotëm. Në vitin 1945 ai qytet pësoi bombardimin e parë atomik dhe Michel bëri një vizitë në një memorial në këtë vend për të diskutuar gjendjen aktuale të sigurisë globale.
“Ndërsa flasim, siguria globale është nën kërcënim,” tha ai, raporton BBC.

“Rusia, një shtet i armatosur bërthamor… po sulmon kombin sovran të Ukrainës, ndërsa bën referenca të turpshme dhe të papranueshme për përdorimin e armëve bërthamore.”

Ai tha se memoriali ishte “një kujtesë” për të forcuar rregullat ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu