Deklaroi se e kishin shkarkuar nga drejtimi i spitalit Librazhd pa e njoftuar, Fatbardha Qatja 8 vite më parë shkarkoi nga puna 25 mësues dhe “terrorizoi”spitalin

0

 

Drejtoresha e Spitalit Rajonal të Librazhdit , Fatbardha Qatja  gjatë një postimi në rrjetet sociale deklaroi se ishte shkarkuar nga detyra këtë  javë ,pa pasur më herët një lajmërim.Sipas Qatjas, shkarkimi i ka ardhur me shkresë në rrugë ” postare” ku kërkohej largimi i saj  rrufe nga puna.Teksa kërkonte të dinte se përse ishte shkarkuar hedh një lumë akuzash.

Por për komunitetin librazhdas emri i drejtoreshës Fatbardha Qatja nuk është i panjohur.

Një emër i dëgjuar edhe më parë në media, për dorën e saj e të “rëndë” duke larguar nga puna pa asnjë motiv edhe punonjësit më të thjeshtë në shkallën hierarkike të këtij institucioni.

Në datën 29 shtator, ajo ka firmosur largimin nga puna të një sanitareje dhe të një pjatalarëse, pasi këtyre të fundit u kishte përfunduar kontrata. Nga ana formale gjithçka duket në rregull, pasi kontrata ka përfunduar. Mirëpo në tip kontratat “provë” që ndryshe njihen si përvizore, drejtuesit gjithmonë kanë tendencën të firmosin vazhdimin e tyre. Natyrshëm lind pyetja: Mos vallë sanitarja dhe pjatalarësja nuk kanë arritur të kalojnë “provimin” e drejtoreshës Qatja?! Në krye të Shërbimit Spitalor të Librazhdit, ajo ka nisur “terrorin”, ku nuk kanë shpëtuar dy zonjat në fjalë.

 

Po kush është Fatbardha Qatja?

Qatja është një emër i dëgjuar në mediet shqiptare. 8 vite më parë, ajo largoi nga puna plot 28 mësues me motivacionin se ushtronin dhunë. Asokohe kjo detyroi Lindita Nikollën që të shkonte në Librazhd për t’u njohur nga afër me problematikën. Nikolla, ish Ministre e Arsimit takoi nga afër mësuesit e Hotolishtit dhe më pas u vendos unanimisht që ata të riktheheshin në punë. Në vitin 2015-të, Qatja mbante pozicionin e Drejtoreshës Arsimore të Librazhdit.

 

Por si e justifikoi ajo këtë vendim të saj?

Në media deklaronte: “Aty (në shkollën e Hotolishtit) është ushtruar dhunë. Nuk bëmë asnjë lloj ndryshimi përgjatë kohës së qershorit që ishte ky problem sepse e pamë të arsyeshme që proçesi duhet të vazhdojë deri në mbarimin e vitit shkollor.Dhe përgjatë pushimeve menduam që ata fëmijë meritojnë më të mirën”. Pikërisht kjo deklaratë detyroi ish Ministren e Arsimit, Lindita Nikolla që të shkonte në Librazhd duke rikthyer në punë gjithë mësuesit e pushuar.