Deklaron papritur, Dash Shehi: Nuk do kandidoj për Bashkinë e Tiranës, është koha e brezit të ri!

0

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ai nuk do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, në lokalet që do të mbahen në pranverën e 2023. Ai ka thënë se ka ardhur koha t’i hapet rruga brezit të ri.

Politikani i djathtë i pyetur nga moderatori Endri Xhafo në emisionin “Log”, ka thënë se që nga viti 2019 kur shprehu ambicien për kryebashkiak të Tiranës, është veç të tjerash dhe katër vite më i vjetër.

Në 2019-tën nuk ja mbylle derën vetës për një kandidim të mundshëm në Tiranë, ke ndryshuar?

Shehi: Jam nja katër vjet më i vjetër. Situata aktuale është që të gjithë të heqim nga pak dorë nga vetja jonë për t’i hapur rrugë brezit të ri. Po të kandidoj unë nuk e bëj atë bashkimin e opozitës. Është momenti të dalin figura të reja.

Ne na bashkojnë tre gjëra në këtë rast, na bashkon lufta kundër PS-së, lufta kundër arrogancës së Ramës, na bashkon edhe kandidati i përbashkët. Unë mendoj se janë të mjaftueshme për të përballuar një betejë elektorale. Kush na nda? Na ndajnë shumë gjëra, prandaj duhet të amplifikojmë këto që na bashkojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu