Kollitje, zvarritje dhe gulçime ishte ky teatri që bëri piloti grek Babis Anagnostopoulos kur mori policinë në telefon për të denoncuar grabitjen e sajuar, që të dukej më i besueshëm. Piloti aktroi sikur ishte i lidhur ndërsa fliste me policinë dhe trupi i pajetë i bashkëshortes Carolinë ndodhej pranë tij.
Autoritetet në vend kanë bërë publike sot bisedën që ai pati me oficeren e policisë pasi kishte kryer krimin. Kishte vrarë gruan dhe varur qenin e familjes dhe vijonte të drejtonte “grabitjen” në banesën e tyre në Glyka Nera.
I vetëlidhur, ai merr në telefon policinë dhe fillon shfaqjen e tij të parë, pasi të tjera do të pasonin në ditët në vijim, shkruajnë mediat greke. Në bisedën audio të zbardhur, Babis hiqet si i shokuar dhe i trembur ndërsa kërkon i dëshpëruar ndihmën e policisë dhe jë ambulancë.
Në anën tjetër të telefonit është një grua që e pyet se ku ndodhet.
Babis Anagnostopoulos bëri një skenë të paparë aktrimi pasi kishte vrarë bashkëshorten e tij 20-vjeçare, Caroline Crouch. Menjëherë pasi kishte bërë vrasjen dhe kishte sajuar grabitjen, ai telefonoi numrin “100”, kinse për të kërkuar ndihmë nga autoritetet Helene.
Sipas artikullit të botuar nga “Protothema”, gjatë gjithë kohës ai kollitet dhe shtiret si viktimë.
Dialog i detajuar i vrasësit me Policinë:
Piloti: Ndihmë!
Policia: Ju lutem?
Piloti: Ndihmë! *nis qan
Policia: Na e shpjegoni çfarë ka ndodhur…
Piloti : Ndihmë, grabitës …
Policia: Më tregoni ku jeni … Ku jeni?
Piloti : Ndihmë! (qan) Ndihmë!
Policia: Ku jeni?
Piloti :… (rënkon)
Telefonata zgjat një minutë dhe 48 sekonda.
Piloti : Ndihmë! (qan) Ndihmë!
Policia: Ku jeni?
Piloti :… (rënkon)
Qendra e Reagimit të Emergjencave : Nuk e kuptoj … Çfarë po ndodh me ju?
Piloti : (rënkon)… 10… 10… (qan)… 10… (i pakuptueshëm)
Policia: Ku jeni?
Piloti: Glyka Nera
Qendra e Veprimit të Menjëhershëm: Në Glyka Nera ku?
Pilot : Lane…
Policia: Po…
Pilot: Parodos dhe Panagouli 10
Policia: Sa vjeç jeni;
Piloti: Dua një ambulancë shpejt!
Policia: Po vijmë menjëherë!
Piloti : Dua një ambulancë së shpejti!
Policia: Po vijmë menjëherë!
Po ashtu, hetuesit grekë kanë bërë me dije se vrasësi 33-vjeçar për ta bërë më të besueshëm versionin e tij se i kishtë rënë telefonit me hundë, kishte telefonuar dy numra të gabuar. Në orën 06:08 mori në telefon “180”, ndërsa në 06:10 në numrin “1000”.
Ndërkohë që kishte vrarë bashkëshorte, piloti grek stisi një grabitje, duke pretenduar se edhe vetë ishte lënduar nga një grup të huajsh, mes tyre dhe shqiptarë. Por ora e dorës që mbante viktima, zbuloi sekretin, duke bërë vetëm një fajtor: Bashkëshortin!
Marrë nga Protothema
Piloti donte që të ishte me të gjitha kushtet bindës. Për këtë arsye, përpara se të bëntë telefonatën, u ra dy numrave të gabuar në përpjekje për të telefonuar “100” me hundë. Në orën 06:08 telefoni “180” dhe në 06:10 numrin “1000”.