Del ekspertiza, Hamida Magashi u qëllua me tre plumba nga ish-bashkëshorti i saj

0

Hamida Magashi është qëlluar për vdekje me 3 plumba nga ish-bashkëshorti i saj në oborrin e maternitetit në QKUK. Sipas rezultatit të autopsisë, ajo është qëlluar me dy plumba në gjoks dhe 1 në kokë.

“Gjatë autopsisë së trupit të viktimës i janë gjetur tre plumba, një në kokë dhe dy në gjoks”, raporton Telegrafi.

Viktima ishte në muajin e 9-të të shtatzënisë dhe për pak ditë do sillte foshnjën e saj në jetë.

Ajo dhe autori i dyshuar i krimit, Sokol Halili ishin ndarë 5 muaj më parë dhe viktima ishte pajisur me urdhër mbrojtje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu