Del ekspertiza, vdekja e 17-vjeçares në Velipojë ka ardhur si pasojë e mbytjes. Bajraktari: Do flas vetëm…

0

 

Vdekja e 17-vjecares Enisa Doda, ne Velipoje, ka ardhur si pasoje e mbytjes. Kështu ka rezultuar nga ekspertiza mjeko-ligjore, që ka zbuluar se në trupin e vajzës nuk ka pasur shenja dhune.

“Vajza nuk ka shenja dhune. 17-vjeçarja ka humbur jetën nga mbytja. Vajza kishte shenja se i ishte bllokuar frymëmarrja”, thuhet në rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore, raporton News 24.

Ndërkohë, mësohet se i arrestuari për ngjarjen e rëndë, 25-vjeçari Indrit Bajraktari ka thënë para hetuesve se do të flasë vetëm në gjyq për ngjarjen.

25-vjeçari Bajraktari u arrestua një ditë më parë, ndërsa dyshohet se ka dalë në breg pa e ndihmuar adoleshenten.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu