Del foto e 20-vjeçarit që keqtrajtoi qenin. Në dorë mban hanxhar (EMRI)

0

Mustafa Idrizi, 20-vjeçari që u shpall në kërkim pas publikimit të një videoje ku ai shfaqej duke keqtrajtuar një qen, është arrestuar nga policia.

Videoja ngjalli reagimin e shumë qytetarëve, ndërsa policia vendosi më pas shpalljen në kërkim të 20-vjeçarit. Megjithatë, ai është lënë i lirë, ndërsa blutë e kryeqytetit kanë njoftuar se ai do procedohet në gjendje të lirë.

VIDEO/ Identifikohet ‘monstra’ që torturoi qenin, policia i vihet pas 20-vjeçarit në Tiranë

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bazë të informacioneve të marra, bënë kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë, si dhe filloi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin: -M. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu