Del foto e 40-vjeçarit të vrarë me thikë në Tiranë

0

TIRANË, 2 tetor 2025 – Është publikuar fotoja e 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, i cili mbrëmjen e sotme u gjet i vrarë me thikë në zonën e Babrrusë.

Sipas hetimeve paraprake, viktima dyshohet se u godit pas një sherri, duke mbetur i plagosur rëndë. Ai humbi jetën si pasojë e hemorragjisë së shkaktuar nga plagët me thikë.

Pas ngjarjes së rëndë, autori i dyshuar mendohet se është larguar dhe ka shkuar në një lokal rreth 300 metra nga vendi i krimit. Shkaqet e konfliktit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.