Del foto e16-vjeçares së zhdukur. Familja jep alarmin. Emri

0

Prej dy ditësh një nënë nga Vlora ka dhënë alarmin e saj vajza e saj adoleshente është zhdukur dhe se nuk dihet se ku është.

Pas këtij denoncimi, policia e këtij qyteti njoftoi sot se “Më datë 15.01.2022, shtetasja E. T., ka kallëzuar se më datë 14.01.2022, i është larguar nga banesa , vajza e saj e mitur 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”.

Nëna thotë se ajo ka qenë në shkollë normalisht të premten e nuk u kthye në shtëpi.

Por në rrjetet sociale është shpërndarë fotoja e 16-vjeçares, duke bërë apel për të ndihmuar në gjetjen e vajzës së zhdukur.

“Zhduket adoleshentja. Ta Shpërndajmë për të ndihmuar familjen !
Një vajzë 16 vjeçe banuese në Vlorë ,e quajtur Eliza Tozaj ,është zhdukur që prej ditës së djeshme.Familjarët më thonë që ka patur veshur xhinkse te zeza ,xhup të zi me kapuç dhe bluzë golf ngjyrë vishnje.Kushdo që mund të ketë informacion ,të kontaktoj policinë”, shkruan gazetari Enrik Mehmeti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu