Ky është efektivi i policisë Renato Feri i cili u përjashtua nga detyra, pasi nuk nuk respektoi rregullat e qarkullimit dhe u kap me lëndë narkotike në automjet.
Fillimisht Renato u pikas nga forcat ‘Shqiponja’ se ishte duke ecur me shpejtësi jashtë normave të lejuara në afërsi të Pallatit me Shigjeta, ku pas sinjalizimit për të ndaluar efektivi nuk i është bindur urdhrave dhe ka shtuar shpejtësinë duke vënë në rrezik dhe jetën e kolegëve.
Pas arrestimit, u kuptua se Renato është djali i Arian Ferit, i cili punon si shef sektori i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ndërkohë që urdhri i përjashtimit të të riut është bërë me urdhër të drejtorit të Policisë, Muhamet Rrumbullaku.