Një mikrofon që thuhet se është ai që Cardi B i hodhi një pjesëmarrësi në koncert gjatë fundjavës, po del në ankand për bamirësi.
Mikrofoni, në pronësi të kompanisë së prodhimit të audios “The Wave” tani është në ankand në eBay, në një përpjekje për të mbledhur para për dy organizata bamirësie.
Nga vendosja në ankand e deri më tani, ofertat për mikrofonin kanë arritur një shumë të madhe prej 99, dollarësh. Por kjo shumë pritet të rritet edhe më tepër pasi ankandi do mbyllet më 8 gusht.
Rikujtojmë se incidenti i Cardi B ndodhi pak ditë më parë kur ajo po performonte në Las Vegas.
Reperja është spërkatur me lëng nga një fanse që ishte në koncert por ky veprim nuk u prit mirë prej saj pasi i iu kundërpërgjigj fanses duke e gjuajtur me mikrofon.