Del pozitiv me Covid-19 një 32-vjeçar në Prrenjas, dyshohet për kontakte të shumta

0

Rastet pozitivë për koronavirus në vend janë shtuar që prej 1 qershorit, kur vendi doli nga izolimi për shkak të pandemisë.

Tashmë edhe zonat që ishin quajtur si zona pa infeksion ose zona të gjelbërta janë përfshirë në hartën e Covid-19.

Kështu është edhe rasti i qytetit të Prrenjasit.

Mësohet se është konfirmuar pozitiv për koronavirus një i ri në këtë qytet.

Burime për abcnews.al kanë njoftuar se i riu punonte në një kompleks në dalje të qytetit dhe është i moshës 32 vjeç.

Nuk dihet ende se si është infektuar i riu ndërsa janë dezinfektuar të gjithë ambientet të cilat janë frekuentuar nga 32 vjeçari.

Ambientet ku punonte ai wshtw mjaft i frekuentuar dhe ofrohen disa shërbime, si hotel, bar-restorant etj.

Ndërkohë mësohet se ai është vetëkarantinuar në banesën e tij në këtë qytet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu