Del VIDEO/ Momenti kur adoleshentët vjedhin banesën

0

KUÇOVË-4 adoleshtë janë ndaluar nga policia në Kuçovë pas zbardhjes së disa vjedhjeve në të cilat ata kishin marrë pjesë. Në një video të publikuar adoleshentët shihen tek vjedhin pranë një banese në fshatin Drizë.

Policia ka nisur procedimin e tyre në gjende të lirë për shkak se të rinjtë janë në moshat 14 dhe 15 vjeç. Nga ana tjetër sipas njoftimit të policisë të miturit kanë vjedhur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ku ia janë sekuestruar një biçikletë dhe një motoçiklet në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË

Vodhën gjatë natës, një motoçikletë dhe një biçikletë, në 3 banesa në fshatin Drizë, Policia identifikon 4 autorët, të cilët për shkak se janë të moshave 14 dhe 15 vjeç, u proceduan në gjendje të lirë.

Menjëherë pas publikimit të një video-je, në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqeshin 4 shtetas, të cilët gjatë natës, hynin në banesa për të vjedhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë organizuan punën për identifikimin dhe nxjerren përpara përgjegjësisë penale, të këtyre shtetasve.

Si rezultat, u identifikuan 4 shtetasit që shfaqeshin në video, të moshave 14 dhe 15 vjeç, dhe ndaj tyre nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshave.

Të miturit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë hyrë në 3 banesa aktualisht të pabanuara, në fshatin Drizë, ku kanë vjedhur 1 motoçikletë dhe 1 biçikletë, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast të tillë, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu