– Pas kontrolleve të kryera në ‘J-Medical’ në mëngjesin e sotëm, klubi bardhezi i Juventusit ka dalë me një deklaratë për dëmtimin e Danilos:
“Testet diagnostike që Danilo iu nënshtrua mëngjesin e sotëm në “J-Medical” treguan një dëmtim të shkallës mesatare në muskulin e zgjatur aduktor të kofshës së majtë. Kohët e rikuperimit janë afërsisht 8 javë”.
Mbrojtësi brazilian e la fushën e lojës në “Olimpico” i përlotur, por ai ishte përpjekur të qetësonte tifozët: “Shpresoj të rikthehem shpejt”.
Fatkeqësisht, kontrollet në “J-Medical” për të dhe për klubin e Juventusit, nuk i konfirmuan shpresat e tij.