Dëmtimi i Gjimshitit, jepen informacionet e para mbi mungesën e mbrojtësit

0

Berat Gjimshiti la fushën e lojës në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Milanit, pasi si pasojë e një ndërhyrje, mori një goditje në kavilje. Futbollisti shqiptar nuk mund të vazhdonte më dhe Gasperini u detyrua ta ndërronte.

Sipas mediave italiane, ekziston shqetësimi që Gjimshiti të mos jetë në formën optimale në ndeshjet e fundit të sezonit, ku Atalanta do të zgjidhë çështjen e kualifikimit në Ligën e Kampioneve.

Ai parashikohet që lihet fillimisht pushim në ndeshjen e radhës përballë Leçes, pasi në klub nuk duan ta rrezikojnë për ndeshjet shumë më të komplikuara në vijim.

Rikuperimi i Gjimshitit në fundin e sezonit do të ishte i rëndësishëm për Kombëtaren shqiptare, duke pasur parasysh ndeshjet vendimtare të kualifikueseve të qershorit ndaj Serbisë dhe Letonisë.