Punimet në rrugë dëmtojnë pallatin në Laç/“Kam fjetur jashtë me gocën e vogël, na rrezikohet jeta”

0

Banorët e një pallati 5 katësh në qytetin e Lacit kanë kaluar natën jashtë pasi sipas tyre objekti në të cilin jetojnë rrezikon të shembet.

Shkak për këtë situatë janë bërë punimet infrastrukturore që po bëhen në kuadër të programit të rindërtimit nga tërmeti.

‘Po gërryhet dheu nga punimet që po bëjnë në rrugë. Ka tre muaj që punojnë, por tashmë ka shfaqur rrezik. Unë banoj në katin 5-të, me familje dhe të tjerët ashtu janë. Kemi shkuar përditë në bashki dhe deri tani asgjë. Do rrijmë jashtë. Kam gocën e vogël, motrën dhe është frik e madhe. Pallati ka pasur ndërtime nga pallati.’, u shpreh banori.

Duke u gjendur në këto kushte banorët thonë se jeta e tyre është në rrezik, duke shtuar se punimet janë duke u kryer pa asnjë lloj studimi dhe se shqetësimi i tyre nuk po gjen zgjidhje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu